Boks Sport Të tjera

SKANDAL NË BOKS TEK KATEGORIA “WBC”/ Britaniku pozitiv para sfidës por është lejuar të duelojë

Boksieri britanik Dillian Whyte ka rezultuar pozitiv gjatë një testi antidoping të zhvilluar para duelit të 20 korrikut, ku mundi me vendim unanim të gjyqtarëve kubanezin Oscar Rivas. Megjithatë, ai është lejuar të duelojë. Testi antidoping është kryer nga Antidopingu Britanik (UKAD).

Për momentin çështja është ende e mjegullt, por ai që ka folur për mediat është Eddi Hearn, menaxheri i White: “Pas zërave, konfirmoj se Whyte dhe Rivas kanë kryer teste antidopingu vullnetare para duelit të tyre. Të dy boksierët u lejuan nga Këshilli Britanik i Sportit të duelojnë”.

Gjithsesi, Hearn deklaroi se Dillian Whyte, 26 fitore e 1 humbje në karrierë, do të japë së shpejti shpjegime në lidhje me këtë incident, ende të pakonfirmuar. Ai do të flasë para një paneli të pavarur, që më pas do të marrë edhe një vendim.

Për këtë çështje ka reaguar edhe WBC (World Boxing Championship), që tha se nuk ka patur asnjë dijeni për këtë ngjarje. Dueli Whyte-Rivas ishte i vlefshëm për “titullin e përkohshëm” të këtij Divizioni dhe fituesi do të përballet me kampionin në fuqi Deontay Wilder.

“I kemi kërkuar Këshillit Britanik të Boksit që të na japë një informacion të detajuar për këtë çështje. Ne nuk kemi asnjë informacion për këtë incident me antidopingun”, shkruhet në deklaratën e WBC-së, që ka vendosur të mos marrë asnjë vendim pa marrë sqarim për çështjen.

Related posts

SERIA A/ Spalletti: Ky nuk është një ekip normal

Sadik.Autor

“VIJOJ KONTRATËN QË ZGJAT DERI NË 2022″/ Zidane: Hazard kur do të kthehet? I mungon diçka për të luajtur dhe…

Delo.autor

ÇFARË ATMOSFERE/ Ronaldo mbërrin në qendrën mjekësore, tifozët e Juventusit: Na sill…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment