Sport Të tjera

U NDALUA NË KUFIRIN GJERMAN/ Atletja holandeze arrestohet me 50 kg drogë në makinë (FOTO)

Atletja holandeze, Madiea Ghafoor është arrestuar nga policia në kufirin gjerman, pasi në makinën e saj u gjetën 50 kilogramë drogë të llojit metamfetamin dhe ekstazë, me vlerë 2 milionë euro.

26-vjeçarja ka qenë në Dusseldorf të Gjermanisë duke kryer një seancë stërvitore dhe më pas është arrestuar në një kontroll rutinë, edhe pse ajo e ka mohuar se kishte substanca të ndaluara në makinë.

Ghafoor është arrestuar me 18 korrik, por vetëm para një jave kanë dalë detaje nga një operacion anti-drogë dhe policia gjermane konfirmoi arrestimin e saj.

Ajo ka marrë pjesë nën flamurin e Holandës në Rio 2016 në stafetën 4×400 metra, së bashku me koleget e saj.

Federata e Atletikës në Holandë tha se janë të shokuar nga ky lajm dhe nëse akuzat vërtetohen, atëhera karriera e sportistet ka marrë fund.

Related posts

Nis pjesa e dytë, Franca shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër

Sadik.Autor

BERISHA DHE BUFFON/ Pritjet më të mira të shtatorit (VIDEO)

F.autor

BOTËRORI 2026/ Vetëm 2900 shqiptarë për të mbështetur kuqezinjtë në Poloni për play-off-in, ja sa kushtojnë dhe kur dalin në shitje

F.autor

Leave a Comment