Futboll Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME NË COPA AMERICA/ Brazili kërkon triumfin e parë në histori…

Kur të zbresin në fushë për t’u përballur me Perunë sot në Marakana, skuadra e Brazilit do të jetë 90 ose 120 minuta larg një tjetër trofeu të Kupës së Amerikës, i nënti në histori. Por ai mund të shoqërohet edhe me një precedent të parë në historinë e kombëtares karioka: të fitojë trofeun e parë në historinë e një turneu, pa pësuar asnjë gol të vetëm.

REKORD PERSONAL – Në pesë ndeshje (450 minuta) në këtë Kupë Amerike, porta e Alison Bekerit nuk është dhunuar asnjëherë. Me fitoren 2-0 ndaj Argjentinës të martën, “Seleçao” është pranë arritjes së asaj që nuk kanë bërë në 17 triumfet e tyre në histori: 5 Kupa Bote, 8 Kupa Amerike dhe 4 Kupa Konfederate. Në fakt, një rekord skuadra e Tites e ka vendosur që tani: ata nuk janë kualifikuar kurrë në finalen e një turneu zyrtar pa pësuar gol dhe kjo ka ndodhur në 26 raste: 14 herë në finalen e Kupës së Amerikës, 7 në atë të Kupës së Botës dhe 5 në Kupën e Konfederatave.

aLISON BRASIL

REKORDI AKTUAL – Paraqitja më e mirë e tyre ka qenë në Kupën e Amerikës 1989, kur Brazili shkoi deri në finalen e atij turneu me vetëm një gol të pësuar, rekordi i tyre më i mirë deri këtë verë. Mbrojtjet e forta janë karakteristikë e skuadrave të Tites. Korinthiansi nën drejtimin e tij kishte mbrojtjen më solide në kampionatin brazilian në 2011, 2013 dhe 2015 dhe fitoi titullin në 2011 dhe 2015. Në 41 ndeshjet nën komandën e Tites, Brazili ka pësuar vetëm 10 gola dhe vjen aktualisht me serinë e 7 ndeshjeve radhazi pa u ndëshkuar.

brazili

PRECEDENTËT – Në Kupën e Amerikës, vetëm në 4 nga 47 edicione të saj (duke mos llogaritur këtë aktual) kampionia nuk ka pësuar një gol. Argjentina në 1921, Kolumbia në 2001 dhe Uruguai në 1917 dhe 1987. Në 21 edicionet e Kupës së Botës dhe 10 të Kupës së Konfederatave nuk ka pasur kurrë një kampione që të mos ketë pësuar të paktën një gol. Në kontinentet e tjera, tabloja është kjo: në 31 edicionet e Kupës së Afrikës, vetëm dy kampione janë shpallur pa pësuar gol: Bregu i Fildishtë në 1992 dhe Kameruni në 2002.

Në Amerikën Veriore dhe Qendrore, në kampionatin e Concacaf dhe Kupën e Artë, ka 24 turne të luajtura, gjithnjë duke mos përfshirë këtë aktualin, i cili përfundon sot. Vetëm dy herë kampionia ka dështuar që të shënojë gol: Meksika në 1996 dhe 2003.

brazil-argentian-bgt-09062017_15mqflk8zhsvo1gkvtfoh2b2jt

Në 17 Kupat e Azisë, vetëm Irani në 1976 e ka arritur një rekord të tillë. Në 15 edicionet e Europianit, nuk ka asnjë kampione me portë të paprekur: Spanja në 2012 ishte ajo që iu afrua më shumë, me vetëm një gol të pësuar në 6 ndeshje. Në 174 turnetë ndërkontinentalë në total, vetëm në 11 raste kampionia është shpallur pa pësuar gol (6.3%).

Related posts

Superkupa e Shqipërisë/ Skënderbeu dhe Laçi publikojnë formacionet zyrtare

Isa.Autor

VDEKJA E PANTANIT/ Italia rihap hetimet,shtohen dyshimet

Delo.autor

TENIS/ “Wimbledon”: përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste për femra

Delo.autor

Leave a Comment