Futboll Ligue 1 Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku gjen pasuesin e Buffon, vjen nga Chelsea

Kanë kaluar vetëm pak orë, por PSG e ka gjetur tashmë pasuesin e Gianluigi Buffon. Kampionët e Ligue 1 kanë zyrtarizuar marrëveshjen me portierin polak, Marcin Bulka.

19 vjeçari vjen nga Chelsea me parametra zero, duke u kthyer në një goditje të zgjuar nga ana e drejtorit sportiv, Leonardo, që përpos futbollistëve të konfirmuar mendon dhe për të ardhmen.

“PSG ka ndihmuar shumë lojtarë të rinj të tregojnë potencialin e tyre në vitet e fundit. Pas përvojës sime në Angli, kërkoj që të bëhem akoma dhe më i mirë diku tjetër”-ishin fjalët e para të Bulka.

Talenti i portës polake ka firmosur për 3 sezone me PSG-në.

Related posts

SKANDALI NË LA LIGA/ Trajneri i Mallorcas bën gjestin racist ndaj talentit të “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

KAOS NË ATHINË/ Tifozët e AEK armatosen me thika e flakadanë (VIDEO)

Isa.Autor

“DUHET TË ISHTE ME…”/ Ronaldo ishte FARE pranë Napolit, ja pse DËSHTOI finalizimi

F.autor

Leave a Comment