Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia zgjedh trajnerin e ri, maqedonasin Mirsad Jonuz

Mirsad Jonuz është zyrtarisht trajneri i Vllaznisë. Ish-tekniku i përfaqësueses së Maqedonisë, ka arritur akordin me klubin kluqeblu, teksa do të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar.

Lajmi është bërë publikë nga vetë klubi i Vllaznisë nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. 57-vjeçari do të zërë vendin e Agim Canajt, ndërkohë që disa vite më parë ka qenë në bisedime edhe me Kukësin.

Gjatë karrierës së tij Jonuz ka drejtuar klubet e Rabotniçki, Pobedes, Nea Salamis, Eginiakos, si dhe përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Maqedonisë si dhe ekipin e parë të kombëtares së vendit fqinjë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“Pas firmave në kontratë me disa futbollistë të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik, drejtuesit e klubit kanë vijuar punën edhe në aspekte të tjera. Për këtë arsye, ditën e sotme është arritur akordi edhe me trajnerin që do të drejtojë ekipin e Vllaznisë në sezonin e ardhshëm.

Njeriu i përzgjedhur për këtë arsye, është Mirsad Jonuz, një trajner shumë i njohur në Maqedoni dhe jo vetëm. Trajneri maqedonas gjatë karrierës së tij në drejtim ka punuar me disa ekipe duke filluar nga ai i Rabotniçkit, për të vazhduar me Pobeda Prilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U21 të Maqedonisë të cilën do ta drejtonte nga vitet 2003-2009. Në këtë vit i është besuar drejtimi i ekipit të parë të kombëtares së vendit fqinj. Në krye të kombëtares maqedonase ka qëndruar për dy vite duke e drejtuar në 30 ndeshje.

mirsad-jonuz

Pas kësaj, ka punuar në krye të ekipit qipriot Nea Salamis. Ka provuar të jetë edhe drejtor teknik tek FC Horizont Turnovo në vendin e tij ndërsa në sezonin e kaluar ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos në Greqi.

Me z. Jonuz drejtuesit e klubit Vllaznia kanë rënë parimisht dakord për gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe ai pritet që në ditët në vijim të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave. Pas kësaj, do të vihet në krye të ekipit për të filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik”.

Related posts

NUK NDALET ATLETICO/ Simeone pranë supergoditjes tjetër pas Suarez…

Delo.autor

Murinjo: U solla shumë mirë këtë vit, e meritoja unë çmimin e Pepit. Reali i ka kyçur derën Ronaldos

Sadik.Autor

“BESOJMË TEK CHAMPIONSI”/ Gatuzo: Të dy kishim faje, por ja situata me Bakajokon

F.autor

Leave a Comment