Futboll Sport

PAS MBLEDHJES SË 300 FIRMAVE/ Themelohet Sindikata e Futbollistëve Profesionistë, në krye “veterani” i Kombëtares….

Është themeluar më në fund sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë.

Ishim ndoshta i vetmi vend në Europë që nuk e kishim një sindikatë që mbron të drejtat e lojtarëve, por diçka e tillë ka marrë tashmë jetë, teksa do të udhëhiqet nga lojtari i Kombëtares, Andi Lila.

Pas mbledhjes së 300 firmave, Lila si iniciator në bashkëpunim edhe me lojtarë të njohur në futbollin shqiptar si Tefik Osmani, Ditmar Bicaj, Fatjon Sefa dhe Meglid Mihani, ia kanë dalë të themelojnë këtë sindikatë me të drejta të plota.

Mbetet për t’u parë se sa rol do të ketë, për më tepër në një realitet me probleme të mëdha si futbolli shqiptar.

Gjithsesi, më në fund do të ketë një sindikatë që do të mbrojë të drejtat e futbollistëve dhe kjo është për t’u përshëndetur.

Menjëherë pas kësaj, në rrjetin social “Instagram”, Andi Lila, ka shkruar: “Sot u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë! Me besimin në Zot, sot ka lindur një ditë e re për futbollistët shqiptarë! Tani jemi më të bashkuar dhe zëri jonë është më i fortë dhe më i qartë!”, ka thënë Lila.

Related posts

E mbyll me fitore vitin 2017, Napoli shpallet kampion dimri i Serie A

Q.Autor

NJË NDËR MË TË PAGUARIT NGA LIGA AMERIKANE/ Xherdan Shaqiri renditet në mesin e 100 të rinjve më të pasur në Zvicër

F.autor

“SFIDA NDAJ ROMËS LUHET PËR ZONËN CHAMPIONS”/ Trajneri Pioli: Kritikat? Na ndihmojnë për…

Delo.autor

Leave a Comment