Futboll Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Vllaznia pranë firmës së kontratës me mesfushorin maqedonas…

Vllaznia zyrtarizon afrimin e sulmuesit kroat, Ante Aralica, i cili vjen pas aktivizimit deri në muajin qershor te skuadra e Ligës së Dytë rumune Hermanstad. “Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Ante Aralica.

Sulmuesi 25- vjeçar kroat do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme”, shkruhej dje në faqen zyrtare të kuqebluve në “Facebook”. Aralica është një qendërsulmues tipik, i cili e ka nisur karrierën me NK Luçko në Kroaci. Në vendin e tij ai është aktivizuar edhe për skuadra si Lokomotiv Zagreb, Sesvete dhe Rudes.

Më pas për tri sezone e gjysmë radhazi, sulmuesi 1.90 metra i gjatë ka luajtur në kampionatin bullgar me klubin e Lokomotivës së Sofies. Aralica shquhet për fizikun e tij dhe goditjen potente. Mirëpo, nëse shikon statistikat e sulmuesit, konfirmohet se shënimi i golave nga kroati është në nivele të ulëta.

Në sezonin e tij më të mirë deri më tani, ai nuk ka arritur të shënojë më shumë se 6 gola brenda një kampionati. Në Rumani së fundmi me klubin Hermanstad luajti 15 ndeshje dhe nuk arriti të shënonte asnjë gol. Megjithatë, në Shkodër janë të bindur se kanë bërë zgjedhjen e duhur për qendrën e sulmit. Aralica shihet si zëvendësuesi i Haris Dilaver

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se lojtari i radhës që pritet të firmosë me Vllazninë është mesfushori maqedonas, Gjorgi Stoilov.

Bëhet fjalë për një futbollist 25-vjeçar, i cili luan në qendër të këtij reparti dhe që mund të mbulojë disa role.

Fakti që në skuadër kanë mbetur vetëm Krymi dhe Jonuzi në qendër, e bënte të domosdoshme ndërhyrjen në merkato.

Stoilov vjen pas aktivizimit për katër sezone radhazi me Akademija Pandev.

Ai ka luajtur edhe një ndeshje me Kombëtaren maqedonase kundër Polonisë më 13 tetor 2019.

Related posts

GLADIATORI I MESFUSHËS/ Rikthehet “pitbulli” Abrashi, tregon gjendjen e tij (VIDEO)

Isa.Autor

NUK E MBAJNË NERVAT/ Ish-lojtari i Rusisë godet me grushta e shkelma arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Ja arsyeja përse Ferrari vuan shumë në pistë

Delo.autor

Leave a Comment