Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN ARSENAL ARMËSH DHE SIMBOLE NEO-NAZISTE/ Arrestohen ultrasit e Juventus, ja akuzat e rënda (FOTO)

Një hetim ndaj grupit të tifozëve ultras të Juventusit ka ndihmuar policinë italiane të zbulojë një arsenal armësh, përfshirë raketa dhe simbole të ekstremistëve neo-nazistë.

Policia në Torino ka njoftuar se gjatë një kontrolli të kryer mëngjesin e së hënës, ka arrestuar tre persona, përfshirë 50-vjeçarin Fabio Del Bergiolo, një ish-inspektor i sigurisë i cili kishte qenë kandidat për Senat në vitin 2001.

Hetimi nisi pasi u gjeten pankarta neo-fashiste të grupit famëkeq ultras të Juventusit, Drughi, në Torino.

Më vonë, policia gjeti edhe një arsenal armësh të rënda, si pushkë automatike, pistoleta, plumba që mund të depërtojnë edhe në mjete dhe pajisje të blinduara madje edhe raketa tokë-ajër, të cilat momentalisht përdorën nga ushtria në Katar.

Shefi i policisë në Torino, Carlo Ambra, gjatë një deklarate për mediat tha: “Janë gjetur lidhje mes këtyre grupeve neo-fashiste, neo-naziste dhe grupeve ultras të tifozëve, në veçanti të atyre të Juventusit dhe seksionit të Drughi Giovinezza”.

Related posts

SITUATË E TURBULLT TEK INTER/ Futbollisti nuk e pret mirë zëvendësimin nga trajneri Conte

Delo.autor

“DEMI” NDALET TEK SHTYLLAT, POR THURMAN BËN HEROIN/ Inter thyen Benfikën, Inzaghi: Ishim të jashtëzakonshëm

F.autor

E PABESUESHME NË AFRIKË/ Skema perfekte në goditje dënimi vjen nga gjenialiteti i fëmijëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment