Futboll Kategoria Superiore Sport

ZËVENDËSUESI I ERNEST GJOKËS/ Trajner i njohur pritet të ulet në stolin e Kukësit, ja emri

Eliminimi nga tur i parë në Europa League ka sjellë shkarkimin e trajnerit të Kukësit, Ernest Gjokës.

Tashmë presidenti i verilindorëve Safet Gjici duhet të mendojë për të emëruar trajnerin e ri, teksa edhe nga deklarata e klubit, objektivat do t’i ketë të qarta për sezonin e ri, fitimi i titullit kampion në Superligë.

Gjasat më të mëdha janë që në stolin e Kukësit të ulet Ilir Daja, tekniku që kohët e fundit po përflitej për një rikthim te Skënderbeu.

Pas aventurës së fundit me Flamurtarin, trajneri Daja pritet të marrë drejtimin e nënkampionëve të Shqipërisë, teksa shihet si njeriu i duhur për të përmbushur objektivat e klubit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Stefoano Pioli firmos për Milan, mungon prezantimi dhe…

Delo.autor

Taffarel: Alisson është gati të luajë te Real Madrid

Sadik.Autor

Mungesa e stadiumit e detyroi Prishtinën të luaj në 8 stadiume

Q.Autor

Leave a Comment