Futboll Kategoria Superiore Sport

ARRIN MARRËVESHJEN ME TATIMET/ Idrizi është i sigurt: Do të licencohemi, prej dy ditësh…

Flamurtari arrin një marrëveshje me Tatimet. Drejtuesit e Klubit të Futbollit “Flamurtari” kanë nënshkruar një akord ligjor me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve për t’i paguar me këste borxhet e prapambetura të sigurimeve shoqërore dhe taksës mbi të ardhurat personale të futbollistëve.

Duka-Idrizi

Vlonjatët kanë depozituar marrëveshjen në FSHF, që hap kështu edhe shpresën që klubi të licencohet nga institucioni më i lartë i futbollit në vend për sezonin e ri futbollistik.

MARRËVESHJA

Detyrimet në Tatime do të paguhen një pjesë nga klubi dhe një pjesë nga bashkia, ndërsa se si do të përpjesëtohet ky detyrim ende është i paqartë. Diçka të tillë do ta saktësojnë ekspertët e të dyja palëve që do ta përcaktojnë të detajuar në shifra. Administratori Sinan Idrizi konfirmoi marrëveshjen me Tatimet, ndërsa la të kuptohet që nuk do të ketë probleme me licencimin pasi dokumentin e marrëveshjes e dorëzoi në FSHF dhe sot do të ketë përfaqësuesin e vet në hedhjen e shortit për sezonin e ri.

Sinan-Idrizi

“Kemi arritur marrëveshjen me Tatimet për pagesën e detyrimeve që kemi. Letrat me marrëveshjen përkatëse e kemi dorëzuar në FSHF. Dje (pardje) dhe sot (dje) unë kam qenë në Tiranë për këto probleme. Do të shikojmë çfarë detyrimesh kemi. Cilat janë tonat dhe cilat mund t’i paguajë bashkia dhe do të nisim pagesat. Tashmë doli ligji i sporteve dhe kaloi në Komisionin Ekonomik. Tani do të kemi një histori tjetër. Ju ngeli në gojë licencimi i Flamurtarit. Unë po ju them se sot (dje) na njoftuan nga FSHF që nesër (sot) të jemi në Tiranë për hedhjen e shortit”, tha Idrizi.

Related posts

“TELASHE” PËR MILANIN/ Donnarumma i kërkon klubit 10 milionë euro për rinovimin e kontratës

Delo.autor

E PAPRITUR/ Mbrojtësi Hysaj mund të bashkohet në janar me lojtarin tjetër të kombëtares…

Delo.autor

“PO NA SHKRUAN MESAZHE…”/ Klubi rus tallet keq me Napolin pas shortit me Barcelona-n e Xavit

Delo.autor

Leave a Comment