Futboll Sport

LUKAKU GODET SËRISH/ Për çdo gjë akuzoheshim vetëm unë, Pogba dhe Sanchez

Romelu Lukaku u transferua te Interi vetëm pak kohë më parë, pas një interesimi të gjatë nga ana e skuadrës së Antonio Contes.

Por nuk mungonte as dëshira e lojtarit për t’iu bashkuar, pasi tek United nuk ndjehej më i lumtur, sidomos përgjatë sezonit të fundit, ku për shkak dështimit të skuadrës një pjesë e madhe e fajit ra mbi të.

Belgu së fundmi është shprehur se në Mançester ishte e lehtë të gjenin justifikime, mjafton t’ia hidhnin fajin atij, Sançez apo Pogba për të dalë nga situata.

“ Atje duhej të gjenin dikë për të fajësuar. Ishte gjithmonë faji im ose i Pogba apo Sançez. Gjithmonë ishim ne të tre. Ajo që më bën për të qeshur është fakti se si gjërat shkonin keq te United, por me Kombëtaren time isha i lumtur.

Kishte diçka që nuk shkon, por ishte faji im? Nuk luajta në tre javët e fundit të sezonit dhe më kishin mbetur edhe tre javë para se të bashkohesha me Kombëtaren. Por isha aty, punova dhe nuk u ankova”, tha Lukaku

Related posts

“KEMI NEVOJË PËR NJË…”/ Belen Rodriguez trazon ujërat: Mami tani është “single” (FOTO)

Delo.autor

Punimet për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” në fazën finale, ja si duket stadiumi i ri (VIDEO)

Sadik.Autor

NJË TJETËR PËRBALLJE “AIR ALBANIA”/ Ja ndeshja që do luhet në stadiumin e ri

Delo.autor

Leave a Comment