Futboll Seria A Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Giampaolo do të ketë në skuadër lojtarin e shumë kërkuar… (FOTO)

Angel Korrea shumë shpejt do të jetë një lojtar i Milanit, pasi çdo gjë është drejt përfundimit.

Sipas asaj që shkruan “Cadena Ser”, Milani dhe Atletiko Madridi kanë arritur marrëveshjen tashmë, dhe lojtari ditët e ardhshme do të kalojë në Itali. Falë bonuseve, kuqezinjtë do të plotësojnë kërkesën fillestare të madrilenëve, e cila ishte 55 milionë euro.

Tani kanë mbetur vetëm detajet e fundit, për tu mbyllur negociatat, dhe Xhampaolo do të ketë nën urdhrat e tij, sulmuesin që kërkonte prej kohësh. Atletiko Madridi ka gjetur zëvendësuesin e 24-vjeçarit, teksa ka arritur akordin me Valencian për transferimin e Rodrigo, në “Uanda Metropolitano”.andre silva

Zëvendësuesi i sulmuesit të Spanjës, te Valencia mund të jetë pikërisht sulmuesi i Milanit, Andre Silva, për të cilin drejtuesit spanjoll kanë shfaqur interes kohët e fundit.

Related posts

VAR NË CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA dëshiron ta fillojë përdorimin e kësaj teknologjie…

Isa.Autor

GARA E MERKATOS/ Man City mposht Arsenal për firmën e talentit 14-vjeçar

Isa.Autor

“HERËN E PARË QË HYRA NË…”/ Vecino rrëfen: Ja emocionet dhe pesha e fanellës “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment