Futboll Seria A Sport

“IMPENJOHEM GJITHNJË PËR TË FITUAR”/ Ronaldo zbulon objektivin: Dua të bëj historinë me…

Cristiano Ronaldo ka fituar kudo ku ka luajtur, por nëse me Juventusin ka qëlluar menjëherë në shenjë, duke fituar titullin në Itali dhe sot është ylli i klubit bardhezi, emri i tij do të mbetet gjithnjë i lidhur me klubin e Realit të Madridit, me të cilin fitoi 3 Champions radhazi (5 gjithsej në karrierë) i stërvitur nga Zinedine Zidane.

ZIZU NË QIELL

Dhe është pikërisht për raportin me trajnerin francez, që CR7 zbulon edhe një prapaskenë, atë të vlerësimit të thellë që shkon përtej respektit lojtar-trajner në fushë: “Siguria që një futbollist ka nevojë, nuk varet vetëm nga vullneti i tij, por edhe nga njerëzit që e rrethojnë.

Duhet të ndihesh një pjesë e rëndësishme e grupit dhe Zidan më ka bërë të ndihem special”. Cilësitë teknike dhe atletike konfirmohen përpara syve të të gjithëve, por nuk ka dyshime që rendimenti i Ronaldos në tri vitet që u stërvit nga francezi në Madrid, preku kulmin kur skuadra qëndroi për tri vite me radhë në majën e Europës.

“Me Zizunë mbeta gjithnjë vetvetja në fushë. Ai nuk e ndryshoi stilin tim të të luajturit. Ishte një person që e çmoja shumë”, tregon portugezi gjatë intervistës për “DAZN”. “Dhe pasi e njoha akoma më mirë si trajner, u bëra edhe më shumë një tifoz i tij për mënyrën e tij të të qenurit, të të folurit dhe menaxhimit të skuadrës”.

Një vend të veçantë sipas 34- vjeçarit, tekniku francez e meriton edhe për marrëdhënien personale që kishte me të: “Më trajtoi shumë mirë. Më thoshte gjithnjë që të qëndroja i qetë dhe të luaja ndeshjen, sepse nëse ishte dikush në atë skuadër në gjendje për të bërë diferencën, ai isha unë.

Më dha gjithnjë besim dhe e dinte se cilët ishin futbollistët që mund të bënin diferencën në fushë. Me mua ishte gjithnjë shumë i sinqertë. Për këtë arsye, miqësinë me Zidanin do ta mbaj gjithnjë në zemër. Ishte një njeri i madh dhe trajner i shkëlqyer për mua”.

OBJEKTIVI I FUNDIT

Por tani kjo i takon së shkuarës. Objektivi i radhës për CR7 është të fitojë përsëri me Juventusin: “Impenjohem gjithnjë për të fituar. Së pari, trofetë me skuadrën time, sepse ato do të më çojnë drejt çmimeve individuale. Dhe pastaj puna jote, jeta e përditshme.

Zgjohesh çdo ditë për t’u stërvitur me qëllimin për të arritur diçka dhe jo vetëm për të fituar para. Për para nuk kam më nevojë falë Zotit. Unë dua të fitoj vendin tim në historinë e futbollit, duke fituar gjithnjë e më shumë. Por sigurisht që dua të bëj historinë edhe me Juventusin, sepse erdha këtu për sfida të reja dhe dua ta plotësoj edhe këtë objektiv të radhës që i kam vënë vetes, por që dua ta ndaj edhe me tifozët tanë”.

Related posts

Mbappe nën akuzë/ Mbrojtësi kamerunas: “Luani që kopjon bëhet majmun”

Isa.Autor

Juventus merr lajmin e keq para duelit kundër Ajaxit në Champions, nuk luan…

Delo.autor

“JEMI ENDE NË GARË PËR DY OBJEKTIVA”/ Paratici bën ironi: Futbolli ka nevojë për reflektime të tjera, jo për ëndrra

Delo.autor

Leave a Comment