Futboll Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Perisic i thotë “Po” Bayern Munich, ja kontrata që firmos

Ivan Perisic do ta vazhdojë karrierën te Bayern Munich.

Kroati ka pranuar t’i bashkohet ish-trajnerit të tij në kombëtaren kroate Niko Kovac. Anësori kroat mund të konsiderohet si pasuesi i Franck Ribery në krahun e majtë të sulmit të bavarezëve.

Pasi i la në pritje për disa orë, Perisic vendosi ti thotë ‘Po’ Bayernit. Marrëveshja mes Interit dhe Bayernit mbi Perisic është arritur për një huazim 1-vjeçar për 5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro verën e ardhshme. Perisic rikthehet në Bundesliga pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Dortmundit dhe atë të Wolfsburgut.

Për të mbyllur sa më shpejt transferimin e 30-vjeçarit te Bayerni, Antonio Conte e nxorri jashtë planeve të tij kroatin dhe nuk e ka grumbulluar për sfidën e kësaj të shtune për trofeun Naranja që Interi do ta luajë në Mestalla ndaj Valencias.

Related posts

DEL I FUNDIT NË FANTAZI FUTBOLL/ Tifozi detyrohet të qëndrojë një ditë në këmbë si statujë

Delo.autor

Tani është zyrtare, ja klubi që ngjitet në Kategorinë e Parë

Sadik.Autor

Pjanic i ekzaltuar: Ronaldo, një “grusht i madh” për Juventusin

Isa.Autor

Leave a Comment