Futboll La Liga Sport

BËN RRËFIMIN “TRONDITËS”/ Ish kuzhinieri i Dembelesë; Ai bën…

Në nga ish-kuzhinierët e Ousmane Dembele ka dhënë një intervistë, në të cilën foli për jetën private të futbollistit të Barcelonës.

Michael Naya u shpreh se tek Dembele, shoqëria dhe paraja kanë ndikuar negativisht.

“Ousmane është një djalë i mirë, por nuk e ka jetën e tij në duar. Ai jeton vazhdimisht me xhaxhain dhe mikun e tij më të mirë, i cili nuk guxon t’i thotë asgjë. Ousmane dhe rrethi i tij i thonë vetes se, në çdo rast, ai do të kritikohet, pavarësisht se çfarë ndodh.

Ousmane bën një jetë të çrregullt. Unë kurrë nuk kam parë duke pirë alkool, por nuk respekton fare periudhat e pushimit, nuk ka asnjë strukturë të nivelit të lartë rreth tij… Unë u përpoqa për ta organizuar në ngrënie, t’i përgatisja ushqimet e duhura, të respektonte momentet e rikuperimit dhe gjithçka shkoi mirë… Përveç kësaj, kur është pa miqtë e tij, Ousmane është krejtësisht tjetër. Ai është kurioz, i hapur dhe i përqendruar”.

Dembélé konsiderohet yll futbolli, por ka humbur pikë me disa akte disiplinore te Barça, e cila është e ngopur me sjelljen joprofesionale të sulmuesit francez.

Related posts

“NUK LUAJ MË PËR TOTTENHAM SA TË JESH TI TRAJNER”/ Mourinho sherr me yllin e ekipit…

Delo.autor

EURO 2020/ Holanda përmbysje heroike, Belgjika ekipi i parë që kualifikohet

Delo.autor

DO TË LUAJË PËRTEJ MOSHËS 40-VJEÇ/ Milan i bën gati Ibrës kontratën e re, ja sa do të përfitojë suedezi…

Delo.autor

Leave a Comment