Futboll Kategoria Superiore Sport

BYLIS MAT FORCAT NË MIQËSORE/ Ballshiotët do të testohen ndaj klubit të Superiores…

Bylisi e ka marrë shumë seriozisht periudhën e pragsezonit për Superioren. Ka afro një muaj që zhvillon fazën përgatitore në kushtet e shtëpisë, madje duke luajtur edhe ndeshje miqësore kryesisht me ekipe pretendente dhe të Superiores. Kujtojmë se krahas ekipeve “europiane”, Bylisi ishte skuadra e parë që zbriste në fushë.

MERKATO

Bylisi i Superiores pritet që të jetë një ekip solid. Trajneri Dovedan ka menduar të luajë shumë miqësore edhe për faktin se po synon që të shohë secilin lojtar për formën dhe treguesit, duke qenë se janë në kulmin e përgatitores. Pa harruar se në merkato janë afruar kualitete dhe lojtarë që kanë qenë titullarë në Superiore jo më larg se vjet. Pa harruar edhe talentet ku vitet e fundit në Ballsh kanë spikatur shumë lojtarë 20-21-vjeçarë që më pas janë shitur në elitë në ekipe të njohura. Gjithsesi, merkatoja vijon dhe drejtuesit po synojnë që t’i japin tjetër “look” ekipit.

Ndoshta në fazën përgatitore skuadra do të jetë thuajse e plotë, pasi synohen edhe tre futbollistë. Një mbrojtës, një mesfushor dhe një portier janë lojtarët që do të konsolidojnë Bylisin dhe do ta bëjnë grupin e ekipit mallakastriot që të jetë i gatshëm për elitën ku synohet një paraqitje dinjitoze.

MIQËSORET

Ballshiotët kanë menduar qe të matin forcat me ekipet e elitës. Të mërkurën e javës që vjen, skuadra do të përballet me Teutën në Korçë, ndërkohë që sot skuadra e Bylisit do të testojë forcat me Skënderbeun në “Tropikal”.

Related posts

Kontrata e re e HYSAJT/ Pagë SUPER dhe çlirim nga klauzola STARTOSFERIKE

Isa.Autor

ËNDËRROJNË TIFOZËT “BARDHEZINJ”/ Juventus e kërkon prej vitesh, gati të marrë kampionin e botës…

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Romën në “Olimpico” dhe nis ndjekjen e Inter në krye

Delo.autor

Leave a Comment