Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT/ Emre Xhan pranë kalimit në Gjermani, ja ekipi i interesuar

Emre Can është gjithmonë e më pranë largimit nga Juventusi. Mesfushori gjerman nuk është në planet e Sarrit dhe me mundësinë e parë të mirë, ai do të shitet që në merkaton e janarit.

Siç raporton “Tuttosport”, së fundmi Bajerni ka shfaqur interes për lojtarin e Juves, i cili është i pakënaqur te “Zonja”.

Nga ana tjetër Juventusi, ka idenë që të tentojë mesfushorin spanjoll të bavareëze Tiago Alkantarën, i cili është edhe ai në dalje nga kampionët e Gjermanisë.

Çdo gjë është në kuadrin e ideve dhe nuk ka asnjë lëvizje zyrtare nga skuadrat deri më tani, që po japin shenja se nuk do të qëndrojnë duarkryq në merkaton e janarit.

Related posts

MERR PUSHIM NGA SOLARI/ Ja si vishet Ramosi për ta vizituar një xhami në Arabi… (FOTO)

Isa.Autor

GJIMSHITI BIE NË DORTMUND/ Por Atalanta nuk dorëzohet, Palladino beson: E përmbysim

F.autor

SULME TRONDITËSE PËR TRAJNERIN/ Kërcënohet me jetë trashëgimtarja e Simeones

Delo.autor

Leave a Comment