Futboll Shqipëri Sport

GOLI I YLLIT SHQIPTAR NË EUROPË/ Jasir Asani në “survejim” nga dy ekipe turke, ja emrat

Goli i Asanit në Europë erdhi në momentin e duhur. U bë kohë që lakohet shitja e mundshme e Jasir Asanit dhe duhet thënë se i mjaftoi ajo rrjetë në minutën e 30-të kundër Sherif Tiraspolit, që lojtarit t’i rritet ndjeshëm “pjaca”. Gazeta mëson se në Moldavi sulmuesi anësor ka qenë në vëzhgim.

Ndonëse emrat e ekipeve që kanë shfaqur interes për të nuk bëhen të ditura, mundëm të mësojmë se bëhet fjalë për dy klube turke. Ata kanë qenë të pranishëm në tribunë për të ndjekur nga afër numrin “10” të të kuqve dhe pa dyshim që kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen që 24-vjeçari. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, nuk përjashtohet mundësia që transferimi i lojtarit jashtë vendit të mbyllet për 4-5 ditë.

Në fakt, prej ditës së djeshme janë shtuar zërat për largimin e tij nga kryeqytetasit, megjithëse vetë lojtari nuk ka dhënë shumë detaje për këtë çështje. Por, fakti që kur u pyet nga gazeta tha: “Tani për tani jam i Partizanit”, nënkupton se e ardhmja mund të rezervojë të reja. Partizani kërkon të përfitojë sa më shumë nga ky rast, kur dihet se lojtari ka një klauzolë largimi prej 400 mijë euro, pa përfunduar kontratën me “demat”. Në listën e shitjeve janë edhe dy lojtarë të tjerë, ndaj priten zhvillime edhe për Malën e Trashin.

Related posts

“TA PRES FYTIN”/ Kërcënimi i rëndë i trajnerit serb bën xhiron e internetit (VIDEO)

Delo.autor

LËSHON AKUZA TË FORTA/ Ish-mbrojtësi Bruno: Tek Juventus e kan në gjak simulimin, i ka mësuar Nedved…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Icardi ka ende një shpresë të fundit tek Inter, nëse…

Delo.autor

Leave a Comment