Futboll Sport

“DO TË JESH GJITHMONË YLLI IM”/ Pas ndarjes nga jeta vajzës së ti 9-vjeçare, legjenda e futbollit përlot me dedikimin (FOTO)

Familja e Luis Enriques është në zi. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës ka bërë publik lajmin tr.agjik për ndarjen nga jeta të vajzës së tij 9-vjeçare Ksana. Zbulohet kështu edhe shkaku se përse Luis Enrique dha dorëheqjen nga stoli i Spanjës pak kohë më parë

Trajneri u largua nga kombëtarja para disa muajsh, për probleme familjare, teksa vajza e tij po lu.ftonte me një sëmundje të rëndë (osteosarkoma – tumor në kockë).

“Vajza jonë ka ndërruar jetë këtë pasdite, në moshën 9-vjeçare, pas 5 muajsh luftë intensive kundër osteosarkomës. Duam të falenderojmë të gjithë mesazhet që kemi marrë këto muaj dhe i vlerësojmë.

Duam të falenderojmë stafin e spitalit ‘San Joan de Deu and Sant Pau’, për dedikimin e tyre. Do na mungosh shumë, por ne do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë dhe shpresojmë që në të ardhmen të takohemi sërish. Do jesh ylli që drejton familjen tonë. Pusho e qetë Ksanita”, shkruhej në njoftimin e trajnerit spanjoll.

Related posts

Casemiro: Ronaldo vazhdon të jetë më i miri në botë

Q.Autor

FUNDI I NJË EPOKE, PEREZ DREJT SHKARKIMIT? Real Madrid në krizë, prishen hierarkitë brenda klubit

F.autor

Gattuso ka listën në dorë/ ZBULONI futbollistë që priten të veshin fanellën kuqezi

Sadik.Autor

Leave a Comment