Futboll Seria A Sport

GATTUSO KËRKON PËRFORCIME/ Napoli hidhet në sulm për mbrojtësin e “Kuqezinjve”…

Xhenaro Gatuzo mori drejtimin e Napolit para pak kohësh, teksa pasoi në stolin e të kaltërve, Karlo Ançelotin, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Tashmë Gatuzo i ka kërkuar drejtuesve disa përforcime në ekip, dhe ia u ka bërë të qartë futbollistin që dëshiron.

Sipas asaj që shkruan “Il Mattino”, 41-vjeçari dëshiron në ekip një futbollist që e ka pasur nën urdhrat e tij gjatë kohës kur drejtonte Milanin. Bëhet fjalë për Rikardo Rodrigez, i cili po gjen shumë pak hapësira te kuqezinjtë, dhe dëshiron largimin nga “Djalli”.

Thuhet se drejtuesit po përpiqen t’ia plotësojnë këtë dëshirë trajnerit dhe janë hedhur në sulm për ta afruar në ekip mbrojtësin zviceran.

rodrigez

Related posts

Premtonin të ishin ‘yje’, futbollistët më të “mbivlerësuar” në historinë e Serie A

Sadik.Autor

LIVE/ Laçi në avantazh përballë Kastriotit, Fangaj gjakftohtë

Delo.autor

Pas Juventusit/ Ja kush është viktima italiane e preferuar e RONALDOS

Isa.Autor

Leave a Comment