Futboll Premier League Sport

FITON NDESHJEN E 2 RADHAZI/ Të besuarit e Klopp përmbys Southampton (VIDEO)

Liverpul ka arritur të fitoji dhe takimin e dytë të Premier Ligës përballë Southamptonit.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultatin 2-1.

Rezultati nuk u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, me Sadio Mane (45’) që realizoi një gol të bukur.

Pjesa e dytë solli një dominim të plotë nga skuadra e Jurgen Klopp, që shënoi golin e dytë me anë të Robert Firminos (71’).

Ndërkohë, kur pritej që kjo ndeshje të përfundonte me rezultatin 2-0, në skenë doli portieri i sapo blerë Adrian.

Ky i fundit bëri një gabim amatoresk, të cilin në gol e shndërroi Danny Ings (83’).

Vendasit u përpoqën që ta barazonin rezultatin, por rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi.

Liverpuli javën e ardhshme luan kundër Arsenalit.

Related posts

“SHUMË SHPEJT…”/ U largua nga Partizani në merkaton e dimrit, sulmuesi Solomon jep “sinjale” rikthimi

Delo.autor

MILAN KTHEHET 21 VITE MBRAPA/ Sulmuesi Rebic pas Haaland dhe Lewandowski!

Delo.autor

Spalletti kapet me median italiane: Duan të më dëmtojnë mua dhe Interin

Q.Autor

Leave a Comment