Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Hysaj i thotë “po” Valencias, por duhet bindur…

Valencia ka bërë një hap tjetër përpara drejt mbrojtësit të djathtë shqiptar, Elseid Hysaj. Kështu njofton panjollja “Marca”, e cila iu referohet burimeve të saj nga Italia. Lojtari tashmë ka thënë “po”, siç konfirmohet nga agjenti i tij, Mario Giuffredi.

“Ne kemi arritur një marrëveshje me Valencian”, – konfirmoi menaxheri italian në programi “Sportitalia”. Megjithatë, më e vështira fillon tani. Fjala është për akordin me Napolin, një klub që zakonisht nuk i lehtëson gjërat, kur negocion në merkato. Agjenti, gjithashtu, ka pranuar se një nga vështirësitë e këtij operacioni është mungesa e kohës, pasi merkatoja mbyllet të hënën, më 2 shtator.

Valencia e kontaktoi Mario Giuffredi të mërkurën, pasi konfirmoi shkallën e dëmtimit të Cristiano Piccini në stërvitje. Vlerësimi për kohën e rikuperimit të tij është diçka midis tre dhe katër muajve.

Duke marrë parasysh që Piccini është i vetmi mbrojtës i djathtë i skuadrës spanjolle (i dëmtuar në këmbë është edhe Carlos Soler, i disponueshëm për dy pozicione), Valencia është angazhuar për ta forcuar atë pozicion. Mbrojtësi shqiptar është një nga opsionet që pëlqehet, por jo i vetmi.

Hysaj është 25 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë në Itali, një futboll ku nisi të luajë që i ri me Empolin, para se të transferohej te Napoli në vitin 2015. Shkodrani kuqezi ka kontratë deri në vitin 2021 me nënkampionët e Italisë, dhe negociatat, siç raportohet nga Italia, ndaj bisedimet janë përqendruar te huazimi me të drejtë blerjeje të detyrueshme në vitin 2020.

Sidoqoftë, flitet për 20-25 milionë euro, një shumë që, në kushte normale, Valencia do ta kishte të vështirë ta merrte përsipër për një lojtar, që vjen të mbushë gropën e krijuar nga dëmtimi i Piccini. Aq më shumë, duke pasur parasysh se Hysajt i kanë mbetur vetëm dy sezone në kontratën me Napolin.

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Silva barazon shifrat për “Qytetarët”

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Neymar pyetet për kthimin te Barcelona, jep një përgjigje enigmatike…

Isa.Autor

De Boer: ICARDI? SUPERSULMUES, shënon nga të gjitha anët. Por, si KAPITEN…

Isa.Autor

Leave a Comment