Sport Të tjera

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS NË TOKIO/ Loriana Kuka i siguron Kosovës medaljen e bronztë

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.

Xhudistja kosovare ka mposhtur sllovenen Klara Apotekar duke i siguruar shtetit të saj një tjetër medalje të rëndësishme.

Kosovarja e kaloi rundin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u përball me gjermanen Luise Malzahn, të cilën arriti ta mposhtë vetëm në kohën “Golden Score”.

Në rundin e tretë, Loriana u tregua shumë e fortë për argjentinasen Lucia Cantero, të cilën e mposhti me ippon.

Megjithatë, rrugëtimi i saj drejt medaljes së artës nuk zgjati shumë, pasi që në çerekfinale pësoi disfatë.

Related posts

KOLUMBIANI NUK ËSHTË I KËNAQUR NË PREMIER/ Ancelotti s’mjafton, James Rodriguez përgatit lëvizjen e bujshme

Delo.autor

Real Madridi përgatit ofertë 170 milionëshe për Hazard, hap bisedimet me Neymar

Isa.Autor

E TRISHTË/ Pista e Interlagos rezultoi tragjike për 23-vjeçarin, humbet jetën gjatë garave Superbike (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment