Eredivisie Futboll Sport

KËRKOHET NGA REAL MADRID/ Ja çfarë thotë ylli i Ajaxit për të ardhmen e tij

Dukej i destinuar për t’iu bashkuar Realit të Madridit, por, me sa kuptohet, Donny Van de Beek nuk do të largohet nga Ajaxi i Amsterdamit.

Të paktën kështu shprehet drejtori sportiv i “Harkëtarëve”, Marc Overmars: “Besoj se van de Beek do të qëndrojë të Ajaxi”.

Vetë mesfushori holandez, pas kualifikimit të vështirë të Ajaxit në fazën play-off të Championsit (eliminoi PAOK-un e Selanikut me rezultat të përgjithshëm 5-4), konfirmoi fjalët e Overmarsit.

“Nuk kam asgjë të sigurt, por ka shumë mundësi që të vazhdoj të luaj këtu. Çfarëdo që të ndodhë, Real Madridi dhe Ajaxi janë dy klube fantastike, nuk mund të qahem”, tha Van de Beek.

“Los Blancos” e konsiderojnë mesfushorin alternativë për të përforcuar repartin e ndërmjetëm, ku zgjedhje e parë ishin Paul Pogba dhe Christian Eriksen.

Merkatoja në hyrje në Angli tashmë është mbyllur dhe vështirë se francezi apo danezi do të shkëputen respektivisht nga Manchester United dhe Tottenhami.

Related posts

NGA DHUNA NË STËRVITJE TEK GJESTI I PISTOLETËS/ I vetmi futbollist, që i ka bërë “ballë” Ibrahimovic (EMRI)

Delo.autor

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ Ish-futbollisti i Kukësit i befasuar: Nuk i besoj tamponit, do testohem sërish

Delo.autor

VENDIMI DRASTIK/ Ndryshimet ligjore për sportin nuk kënaqin klubet, Liga vendos bojkot sezonit të ri

Delo.autor

Leave a Comment