Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU PËR 7 SEZONE ME CHELSEAN/ Flet Trajneri Lampard: Na mungon Hazard…

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, beson se është pothuajse e pamundur të zëvendësohet anësori belg, Eden Hazard, me një tjetër individ.

Eden Hazardi shkëlqeu për shtatë sezone në “Stamford Bridge”, mirëpo ai u transferua këtë verë te Real Madrid për 100 milionë euro.

“Unë isha një tifoz i madh i Eden Hazardit, si tifoz i Chelseat. Unë kam luajtur edhe përkrah tij”, tha Lampard gjatë një konferencë për shtyp para përballjes së skuadrës së tij me Liverpoolin në Superkupën e Europës.

“Për mua ai ësht, pa asnjë dyshim njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Sezonin e kaluar, por edhe gjatë gjithë kohës së tij te Chelsea, ai ka kontribuuar shumë për skuadrën, sa i përket golave, asisteve dhe të qenurit lider. Ai nuk mund të zëvendësohet me një lojtar tjetër”, deklaroi Lampard.

Related posts

A ËSHTË MESSI “ZOTI I FUTBOOLIT”? Ja përgjigja e Mourinhos pas ndeshjes me Liverpoolin

Delo.autor

Statistikat “provokojnë” Mesin, finalja sipas llogarive pritet të jetë Brazil-Gjermani

Sadik.Autor

Mamaja përgatit largimin e Mbappe: Neymar e Dani Alvesh e tallin tek PSG

Isa.Autor

Leave a Comment