Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Ka startuar sfida mes Laçit dhe Skënderbeut

Laçi dhe Skënderbeu luajnë së bashku sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Kurbinasit e Sulejman Starovës, do të kërkojnë pikët e para në këtë sezon të ri, teksa vijnë në këtë përballje pas disfatës 1-0 ndaj Vllaznisë.

Laci stervitje

Nga ana tjetër korçarët e Ilir Dajës, arritën të triumfonin në sekondat e fundit ndaj Flamurtarit, falë golit të Gripshit, teksa do të tentojnë të vijojnë serinë e rezulteve pozitive, edhe pse me probleme të shumta në organikë.

bandicam 2019-08-28 15-58-22-610

Kujtojmë që Laçi e ka mposhtur Skënderbeun në 2 përballjet e sezonit të kaluara të luajtura në shtëpi. Të dy trajnerët, Starova dhe Daja kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Te korçarët bie në sy aktivizimi i mbrojtësi Jorgo Meksi, i cili ditën e sotme firmosi me bardhekuqtë.

Related posts

Takimi i dytë me letonezët, Luftëtari “largon” tifozët nga “Elbasan Arena”

Isa.Autor

E KËRKON JUVENTUSI/ Përgjigja PËRFUNDIMTARE e MARSELOS i bën bardhezinjtë të…

Isa.Autor

SPEKTAKOLARE/ Juventusi vendos REKORD, gjithçka e ezauruar në “Allianz Stadium” kundër…

Isa.Autor

Leave a Comment