Futboll La Liga Sport

“LUKAKU ËSHTË I SHKËLQYESHËM”/ Flet Eden Hazard: Trajneri Conte dhe Sarri kanë një gjë të përbashkët…

Eden Hazard, u transferua tek Real Madridi këtë merkato, pas interesimit të gjatë të spanjollëve.

Tek Çelsi, sulmuesi belg luajti nën urdhrat e Kontes një sezon më parë, dhe sezonin e fundit nën drejtimin e Mauricio Sarrit. Këtë vit të dy trajnerët do të jenë rivalë në Serie A, teksa kanë marrë drejtimin e Interit dhe Juventusit.

Në një intervistë për italianen “Corriere della Sera”, 28-vjeçari është shprehur: “ Kam mësuar shumë nga të dy trajnerët. Ata janë të dy shumë të ndryshëm, për sa i përket personalitetit, dhe ideve të tyre për futbollin. Por, ata kanë një gjë të përbashkët, pasi të dy janë fitues. Ata kanë stile specifike të lojës dhe dinë se çfarë udhëzimesh t’i japin skuadrës. Sigurisht që unë shikoj ndeshjet në Serinë A, pasi futbolli është pasioni im dhe liga italiane është një nga më të rëndësishmet në botë.”, u shpreh belgu.eden hazard

Gjithashtu ai foli edhe për Lukakun, i cili u transferua tek Interi, pak ditë më parë: “Lukaku është një sulmues fantastik, një sulmues që mund të përshtatet në shumicën e skuadrave. Ai shënon shumë gola, gjë që natyrisht është e rëndësishme për një qendërsulmues, por do të ishte gabim ta gjykoni atë vetëm për këtë. Ai bën shumë gjëra të tjera. Për shembull, Lukaku është i shkëlqyeshëm, pasi inkurajon të tjerët të shtyjnë përpara. Me të në ekip, të gjithë luajnë më mirë.”, mbylli intervistën e tij Hazard.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN DANEZ/ Fitore dramatike, Muçolli gjen rrugën e rrjetës me Vejlen (VIDEO)

Delo.autor

NUK E DINIM/ MODRIC zbulon momendin kur Perez e mori për të ÇMENDUR

Isa.Autor

Ndodh për herë të parë në histori/ Diferenca me Barcelonën është më e madhe se me vendin e fundit

Q.Autor

Leave a Comment