Futboll Seria A Sport

MARRËVESHJA DREJT FUNDIT/ Pranë kalimit tek Inter ylli i Bundesligas…

Mateo Politano është pranë kalimit te Fiorentina, për shumën e 30 milionë eurove plus bonuse.

Në këtë situatë zikaltërit janë hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit italian dhe duket se atë ë kanë gjetur në Bundesligë. Sipas mediave italiane Interi është pranë nënshkrimit me lojtarin e Aintraht Frankfurtit, Ante Rebiç.

Thuhet se zikaltërit janë shumë afër marrëveshjes me klubin e sulmuesit kroat dhe ky transferim pritet të kushtojë rreth 30 ose 35 milionë euro. Në fillim të merkatos gjermanët nuk pranonin asnjë ofertë poshtë 40 milionë euro, por duket se tani kanë ulur pretendimet e tyre dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti.Rebic

Rebiç ka qenë një objektiv i Interit edhe më parë, por duket se tani ka ardhur momenti i duhur që atë ta shohim me fanellën zikaltër.

Related posts

“Faleminderit!”/ Kënga e Fiorentinës për Davide Astorin, mesazhi emocionues që jep (VIDEO)

Q.Autor

TALENTI ITALIAN/ INTERI ka në skuadër lojtarin që MAHNISI botën e FUTBOLLIT

Isa.Autor

Parashikimi/ 4 ndeshje për sot. Ja skedina që mund tu bëjnë me para

Q.Autor

Leave a Comment