Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Kosovë-Greqi, rezultati 1-2

Kosova pret në “Fadil Vokrri” Greqinë ditën e sotme, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga ët dyja ekipet.

“Dardanët” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje dhe të tentojnë të përsërisin suksesin e edicionit të kaluar në Ligën e Kombeve.

Pas barazimit ndaj Moldavisë, të besuarit e Shaland do të kërkojnë me çdo kusht triumfin ndaj helenëve, për të synuar vendin e parë në grupin 3 të Ligës C.

 

LIVE/ Kosovë – Greqi 1-2

KOMENTI LIVE:

82′ GOOOOL KOSOVA 1-2! Spektakolar Bernard Berisha, i cili përfiton nga një pakujdesi e portierit të Greqisë pas krosimit të Hadergjonajt dhe dërgon topin në rrjetë më një goditje të bukur.

73’ Tjetër gabim në mbrojtjen e Kosovës që lënë të lirë në zonë Kuluris, i cili godet fortë me kokë, por topi shkon jashtë.

58′ Largohet edhe Vojvoda dhe vendin e tij e zë Rashkaj. Zëvendësim edhe te Greqia, largohet Fortunis për Masuras.

54’ Zëvendësim i dyfishtë te Kosova. Shaland largon nga fusha e lojës Arbër Zenelin dhe Besar Halimi, për të futur në fushë Bernard Berishën e Florent Hasanin.

51’ GOL GREQIA 0-1! Shënojnë edhe golin e dytë miqtë. Përgjumje e mbrojtjes së Kosovës, me Siovas që përfiton nga kjo dhe e dërgon topin në rrjetë

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+4 Tjetër rast i mirë për dardanët, me Rrahmanin që provon me kokë pas nëj pasimi perfekt të marrë në zonë, por pret portieri kundërshtar.

45+3’ Rast shumë i mirë për Kosovën, me Halimin i cili pas një pasimi të marrë nga Valon Berisha gjuan fort, por topi shkon jashtë.

42’ Minuta të qeta deri tani, me të dyja skuadrat që kanë rrezikuar shumë pak njëra-tjetrën.

30′ Halimi lëshon një top të bukur në zonën e rreptësisë, por Zeneli nuk e shfrytëzon.

15’ Rrezikojnë grekët me Bakasetas, i cili lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por pret Ujkani.

10’ Mundësi e artë shënimi për Kosovën, me Zenelin përfiton nga një gabim në mbrojtjen kundërshtare, por dështon në fund për ta dërguar në rrjetë topin.

2’ GOL GREQIA 0-1. Start katastrofik për Kosovën, të cilët ndëshkohen me gol që në minutën e dytë. Limnios bën një gjuajtje të fortë, pret fillimit Ujkani, por me topin e kthyer, lojtari grek ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Starton sfida në “Fadil Vokrri”!

Related posts

Cafu: Alisson do të shkojë te Real Madrid

Sadik.Autor

KONSIDEROHET SI “NEYMARI” I RI/ Milan pranë akordit në janar me talentin brazilian…

Delo.autor

“NDESHJET E 1/8 TË CHAMPIONSIT NUK LUHEN NË FUSHË NEUTRALE”/ Duka: Barcelona kërkon tifozët në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment