Futboll Sport

NUK TRATATIVAT PËR TRANSFERIM/ PSG-ja gati ofertën tjetër për Donnarumman, ja çmimi marramendëse

Pas ofertës që Milani refuzoi nga PSG-ja, ku i jepte portjerin Alphonse Areolan dhe para si formë shkëmbimi me Gianluigi Donnarumma, sërish PSG-ja nuk i ka ndalur tentativat për ta transferuar këtë verë portierin Donnarumma.

Milani ia ka vendosur çmimin prej 60 milionë eurosh, duke e bërë kështu edhe mundësin më të mirë të Milanit për të përfituar financiarisht gjatë afatit të merkatos së verës.

Sport Mediaset dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se PSG-ja po vazhdon të jetë e interesuar dhe tani është duke e përgatitur një ofertë tjetër edhe pse Milani ka insistuar se do të pranojë vetëm para dhe asnjë formë tjetër shkëmbimi.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, mbajti një konferencë për shtyp sot, në të cilën e konfirmoi se Neymari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Nimes, por ai u pyet edhe për situatën e portierëve.

“I takon Areolas ta dëshmojë se sa i vlefshëm është ai për pozitën e portierit të parë, për ta dëshmuar se ai mund të përmirësohet dhe të marrë përgjegjësi, mirëpo natyrisht një klub si PSG-ja është gjithmonë e vëmendshme edhe me tregun”, ka thënë Tuchel.

Tuchel u pyet nga gazetarët edhe për spekulimet mbi Donnarumman nga mediat italine dhe franceze.

“Nuk flas për lojtarët e klubeve të tjera”, u përgjigj ai.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ ​”Djajtë e Kuq” ofronjë 60 milionë euro për yllin e Juventusit

Delo.autor

Zidane: Asgjë nuk kisha planifikuar pas Realit, aktualisht jam duke…

Sadik.Autor

Rrëfimi mbi anën e errët të Mourinho: I fiksuar pas perfeksionit!

Q.Autor

Leave a Comment