Futboll Premier League Sport

RRËFEN NGA JETA E TIJ PERSONALE/ Xherdan Shaqiri tregon: Ishim të varfër, vrapoja si budalla për…

Tani fiton milionat, është një nga emrat e mëdhenj të futbollit, por dikur ishte ndryshe.

Xherdan Shaqiri bashkë me familjen në të kaluarën jetonin në kushte shumë të vështira, e këtë e thotë edhe vetë futbollisti i njohur.

“Shtëpia jonë nuk kishte nxehje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla.

Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit”, ka thënë Shaqiri në një deklaratë të sinqertë.

Ai, ka shtuar: “Zvicra është një vend i shtrenjtë për të gjithë, por ishte shumë më i vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para tek familjarët tanë që ishin në Kosovë”.

Sot, Shaqiri është mbështetje e fuqishme për familjen dhe një ndër yjet e pa diskutueshëm të futbollit ndërkombëtar, shkruan “Kosovarja”.

Related posts

Galatasaray kampion i Turqisë, titulli i shtatë për Fatih Terim

Sadik.Autor

TRONDITËSE/ I shpërthen fishekzjarri në fytyrë, futbollisti i njohur 29-vjeçar rrezikon të humbasë shikimin

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Talenti i ri brazilian me klauzolë 60 milionë euro fut në “luftë” Juventus dhe Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment