Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Ish-mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” paralajmëron Sarrin me deklaratën e tij

Massimo Carrera, ish-mbrojtës dhe ish-zëvendëstrajner i Juventus-it, ka folur për bardhezinjtë dhe për ndeshjen që ata do të luajnë të shtunën në mbrëmje në Allianz Stadium kundër Napoli-t.

“Juventus rrezikoi shumë pak në Parma. Për nga soliditeti dhe forca e treguar është dukur si skuadra e Allegri-t në disa momente, ajo ndaj së cilës është shumë e vështirë të shënosh”, ka thënë Carrera.

“Do të duhet pak kohë para se të shohim lojën e Sarri-t, por ka lojtarë të rëndësishëm që do të ndihmojnë në këtë fazë të re. Napoli? Ka në favor vazhdimësinë e projektit, ndërsa Juventus ka bërë disa ndryshime”.

“Për këtë arsye mendoj se diferenca mes bardhezinjve dhe axurrëve është ngushtuar. Të shtunën do të shohim një ndeshje të madhe”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Champions Chelsea-Valencia, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Real Madrid i gatshëm për shërbimet e sulmuesit anglez, Harry Kane

Q.Autor

Testi anti-doping, mbrojtësi De Vrij thirret me urgjencë në qendrën e kontrollit

Q.Autor

Leave a Comment