Futboll Kosova Sport

SKANDAL NË KOSOVË/ Ndërpritet ndeshja Rahoveci-Bashkimi pas një sherri masiv

Ndeshjet miqësore pretendohet t’i shërbejnë trajnerëve për të provuar futbollistë të rinj të cilët mund të jenë afruar në merkato, ose edhe për të mbajtur skuadrën e karikuar, por kjo nuk ka ndodhur në Kosovë. Në ndeshjen miqësore mes Rahoveci dhe Bashkimit, ka pasur një sherr masiv ku nuk kanë munguar grushtet që kanë çuar në anulimin e ndeshjes.

Futbollistët e Bashkimit, e kanë marrë ndeshjen më seriozisht seç duhet duke luajtur ashpër që nga minuta e parë, lajm ky i raportuar nga “Rahovec Post”. Sakaq, në minutën e 60 të takimit, kur rezultati ishte 3-0 në favor të vendasve, futbollistët e Bashkimit kanë reaguar ashpër duke krijuar rrëmujë.

Sakaq, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ka plasur grushti, aty ku arbitri Zymer Elshani është detyruar të ndërpresë ndeshjen për të mos e vazhduar më. Sakaq, kanë munguar reagimet nga të dyja skuadra dhe deri më tani, askush nuk e ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Related posts

FISHEKZJARRET NUK KANË PËRFUNDUAR/ PSG nuk do të ndalet tek Messi, merkato e verës do të mbyllet me…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Levante. Rezultati 1-0

Delo.autor

PAS 6 JAVËSH NGA AKSIDENTI I FRIKSHËM/ Piloti Grosjean më në fund i lirë nga fashot. Por dora e tij… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment