Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA ZBRET NË FUSHË/ Përgatit një test miqësor, përballë kundërshtarë nga Kategoria e Parë…

Pasi përfundoi pjesëmarrjen në Kupat e Europës, tashmë te Teuta kanë nisur nga puna për t’u përgatitur për fillimin e kampionatit. Klubi durrsak ka përgatitur ditën e sotme një test miqësor, teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë përballë ekipin e Tërbunit të Pukës.

Një takim për të kuptuar edhe më shumë gjendjen fizike të futbollistëve dhe për të dalluar problemet ku çalon skuadra, në mënyrë që të riparohen në merkato.

Me këtë rast mund të ketë minuta edhe për afrimet e fundit si Xhemalaj, Çyrbja e Vila. Ndërkaq, ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ duke nisur nga ora 18:00 .

Related posts

GJYQTARËT IRRITOJNË FLORJAN MARKUN/ Ja vendimi i çuditshëm në sfidën ndaj britanikut Stjuart (VIDEO)

Delo.autor

ËSTHË ZYTARE/ “Kuqezinjtë” arrin akordin me Atleticon për argjentinasin…

Delo.autor

15 milionë euro për mbrojtësin e Machester United, Juventus pranë akordit me italianin

Sadik.Autor

Leave a Comment