Futboll La Liga Sport

HABIT MODRIC, KTHEHET NEGATIV NË TESTIN ANTI-COVID/ Vinicius: Nuk jam ende në 100% të formës…

Një lajm i çuditshëm për të gjithë, por mjaft i mirë pa diskutim për trajnerin Karlo Ançeloti. Nga 6 lojtarët e rezultuar pozitiv me COVID-19, Luka Modriç ka “ndryshuar” dhe ka dalë negativ në testin e dytë të zhvilluar dje.

Kjo ka qenë surpriza e ditës në qendrën stërvitore të Realit të Madridit në Valdebebas. Kroati ishte i pari lojtar i Realit së bashku me Marselon që rezultuan pozitivë të mërkurën.

Por në harkun e 48 orëve ka ndryshuar gjithçka dhe veterani i mesfushës së Realit pas testeve të radhës ka rezultuar negativ.

Rikthimi i Modriçit negativ është një lajm i mirë për Ançelotin, teksa mediat spanjolle bëjnë me dije se tekniku italian mund ta aktivizojë atë në takimin e së dielës në mbrëmje përballë Kadizit.

Aktivizimi i Luka Modriçit gjithsesi do të varet nga vendimet që do të marrë qeveria autonome e Madridit për takimin e së dielës, sikurse dhe nga normativat anti-COVID që aplikohen në vendet Baske, teksa Reali do të luajë të mërkurën në Bilbao. Por, në çdo rast, edhe nëse Modriç merr miratimin e autoriteteve përkatëse, përsëri do t’i duhet të bëjë një test serologjik.

Vinicius – Pavarësisht mungesave për shkak dëmtimesh dhe shëndetësore, te Reali nuk mendojnë gjë tjetër veç fitores për ballë Kadizit. Madrilenët mund të mbështeten te sulmi i frikshëm me në krye dyshen BenzemaVinicius. Braziliani ka shpërthyer në këtë sezon me 12 gola dhe nëntë pasime për gol. Por pavarësisht kësaj, ai është shprehur se ka ende edhe shumë për të përmirësuar.

Duke folur për mediat spanjolle ai ka shprehur faktin se qetësia me të cilën po punon me Ançelotin po e ndihmon të bëjë më të mirën.

“Çelsi i momentit tonë të mirë qëndron te puna e të gjithëve dhe mbi të gjitha në fazën mbrojtëse. Ata atje prapa po na e bëjnë shumë më të thjeshtë punën ne në sulm”, ka thënë ai. Vinicius ka folur dhe për aspektin e tij personal. “Jam përmirësuar ndjeshëm, por jam larg 100% të mundësive të mia.

Por, nëse vijoj të punoj me këtë qetësi që ta jep dhe skuadra do të shihni shumë më tepër nga unë”. Dhe me Benzemanë, i cili mund të mungojë kundër Kadizit, barra e sulmit të Realit do të rëndojë pikërisht mbi brazilianin.

Related posts

Federata Zvicerane u kërkon falje shqiptarëve për deklaratat e Sekretarit

Isa.Autor

LËSHOHEN “BOMBA” NGA ANGLIA/ Liverpool mund të humbasë titullin prej…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Atletico Madrid sfidon Liverpool, Dortmund ndaj PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment