Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

AMBIENTET E BRENDSHME TË STADIUMIT “ARENA KOMBËTARE”/ Shikoni pamjet fantastike të impiantit modern… (VIDEO)

“Arena Kombëtare” është drejt përfundimit dhe pritet të inaugurohet pikërisht në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Euro2020, në sfidën që Shqipëria  do të zhvillojë kundër Francës.arena-770x418

Në disa pamje të publikuara nga “Top Channel”, duket ambientet e brendshme të stadiumit, ku mund të shihen dhomat e zhveshjes, korridori dhe parkingu për autobusët e të dyja ekipeve. Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe të gjithë shpresojnë që të jetë gati, për ndeshjen e kthimit kundër Francës.

Ishte planifikuar që punimet e stadiumit të përfundonin brenda këtij muaji dhe ndeshja me Islandën të luhej aty, por kjo nuk u arrit dhe tani është shtyrë për muajin nëntor.

Pas një muaji në Tiranë pritet të mbërrijnë të dërguarit e UEFA-s, për të inspektuar stadiumin e ri dhe do të jenë po këta që do të japin përgjigjen nëse është gati apo jo për ndeshjen kundër “Gjelave”. Për më shumë shikoni videon e ambienteve të brendshme të stadiumit:

Related posts

OFERTA E “ÇMENDUR” E CHELSEA/ 20 milionë euro dhe yllin e skuadrës

Isa.Autor

FOTOLAJM/ Nga Racic te Ramadani, ishët urojnë Partizanin për titullin kampion

Delo.autor

KALUAN MAKTHIN/ Të mbijetuarit e shpellës s’do shkojnë në Botëror!

Isa.Autor

Leave a Comment