Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA NË “NIKO DOVANA”/ “Djemtë e Detit” dhe Vllaznia ndajnë pikët

Teuta dhe Vllaznia u ndanë në një barazim pa gola, në takimin e vlefshëm për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, ekipi i Shkëmbit që në fillim u duk më kërkues për fitoren, por në fund nuk arriti të marrë më shumë se 1 pikë. Ishte Renato Arapi, ai i cili që në minutën e 7-të pati rastin e artë për të kaluar të tijtë në avantazh, por në një goditje këndi, nuk u koordinua si duhet me këmbë, dhe nga fare pranë portës nuk e shtyu topin në rrjetë.

Vllaznia mbrohej me kalimin e minutave, ndërsa Teuta qarkullonte topin e kërkonte golin e zhbllokimit. Arapi e bëri diçka të tillë në minutën e 43-të, por ishte anësori Avdo që anuloi golin, për një pozicion jashtë loje me të drejtë të kapitenit të durrsakëve.

Fraksioni i dytë nisi si mos më keq për ekipin e Jonuz. Ramadani mori të dytin e verdhë në minutën e 53-të, dhe la të tijtë me një lojtar më pak në fushë. Shkëmbi bëri zëvendësimet duke tentuar me doemos golin e fitores, por pa sukses.

Edhe pse me 10 vetë, shkodranët rrezikuan me Hygor në minutën e 65-të, teksa Frashëri bëri detyrën në të vetmin rast të rrezikshëm që iu paraqit. Deri në fund, nuk pati asnjë gol, dhe Teuta e Vllaznia ndajnë nga një pikë. “Djemtë e Detit” shkojnë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa me 5 pikë e sheh veten Vllaznia.

Related posts

“DERBI I KRYEQYTETIT ËSHTË MË I BUKUR NË BOTË”/ Gaz Demi dhe Halili bëhen bashkë: Kjo super sfidë të zhvillohet në…

Delo.autor

Arsenal sfidon Manchester United për talentin e Bordeaux

Sadik.Autor

BALLON D’OR 2021/ “Topi i Artë” për Leo Messin, më i madhi i të gjitha kohërave

Delo.autor

Leave a Comment