Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Abraham shkruan historinë me Chelsean, Rashford i jep fitoren “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Tammy Abraham është lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon një tripletë dhe një autogol në të njëjtën ndeshje teksa Chelsea ka fituar 5-2 ndaj Wolves pasditen e së shtunës. Sulmuesi i The Blues ka treguar një formë të mrekullueshme duke udhëhequr ekipin e Lampard drejt fitores. Në fund, siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e mëparshme, skuadra londineze ul ritmin dhe nivelin e përqendrimit dhe në atë moment vendasit kanë shënuar dy golat.

Manchester United ka fituar 1-0 ndaj Leicester City-t, një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën dhe trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Ishte ndeshje tepër e vështirë për Djajtë në Old Trafford dhe diferencën e ka bërë goli i Marcus Rashford nga penalltia në pjesën e parë. Me këtë fitore, United ngjitet në vend të katërt, me pikë të barabarta me Tottenham, Leicester dhe Chelsea.

Në ndeshjet e tjera Brighton ka barazuar 1-1 me Burnley, ndërsa Sheffield Utd ka mposhtur Southampton 1-0. Tottenham ka shkatërruar 4-0 Crystal Palace që në pjesën e parë falë një Heung-min Son në formë fantastike.

Related posts

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Sussana çmend fansat me foto NUDO (FOTO)

Isa.Autor

KA FITUAR GJYQIN ME KLUBIN/ Tirana ka 45 ditë kohë për t’i dhënë 24 milionë lekë Memës

Delo.autor

FINALJA NDAJ PSG/ Wenger: Për Arsenalin do jetë shumë e vështirë, përball do ketë një skuadër të fortë

F.autor

Leave a Comment