Futboll Seria A Sport

“BOMBA” NGA ITALIA/ Ja kush pritet të ulet në stolin e MILANIT

Milani nuk e ka nisur aspak mirë rrugëtimin e tij në edicionin e ri të Serie A, duke marrë vetëm gjashtë pikë nga gjashtë ndeshjet e para.

Mbrëmë kuqezinjtë kanë regjistruar humbjen e tretë radhazi në kampionat, duke u mposhtur nga Fiorentina.

Rezultatet negative kanë bërë që presioni mbi trajnerin Giampaolo të jetë maksimal, madje së fundmi kanë filluar edhe të përmenden emra konkret për zëvendësuesin e tij.

“Calciomercato” shkruan se Allegri mund të jetë njeriu që do të marrë drejtimin e Milanit.

Allegri ka korrur suksese të mëdha viteve të fundit në Serie A me skuadrën e Juventusit, teksa ai ishte nën drejtimin e Milanit edhe kur skuadra shpallej kampione për herë të fundit.

Related posts

OPERACIONI ZANIOLO-NAINGGOLAN/ Monchi: Tek Inter nuk janë budallenj, duhet të…

Delo.autor

PRITET TË ULET NË STOL/ Dy formacionet se si do të luajë dhe do të rreshtohet Barcelona e Xavit (FOTO)

Delo.autor

FITOJA E JUVENTUS NË COPPA ITALIA/ Icardi tërbon tifozët “zikaltër”. Çfarë thumbimi edhe për Lukakun e Lautaron (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment