Futboll Sport

“THE BEST”/ Ja si votuan Reja, Mavraj dhe Shakohoxha për çmimin (FOTO)

FIFA organizoi ditën e sotme ceremoninë e çmimeve “The Best”, ku lojtari më i mirë u shpall Lionel Mesi, teksa në garë kishte edhe Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijk.

Pas ceremonisë, FIFA ka bërë publike edhe rezultatet e votimeve.

Messi fitoi me 46 pikë në renditjen përfundimtare, ndërsa 38 e 36, morën përkatësisht Van Dijk dhe Ronaldo.

Ndërkohë, kanë votuar edhe kapitenët dhe trajnerët e Kombëtareve.

Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka votuar me 5 pikë Cristiano Ronaldon, me 3 pikë Sadio Mane, dhe 1 pikë Mohamed Salah.

Trajneri Edoardo Reja, votoi me 5 pikë Mohamed Salah, me 3 pikë Lionel Mesin si dhe me 1 pikë, Frenki De Jong.

Nga gazetarët, i përzgjedhur ishte Dritan Shakohoxha, që me 5 pikë votoi Virgil Van Dijk, me 3 pikë Cristiano Ronaldon dhe me vetëm 1 pikë Lionel Mesin.

Image

Image

 

Image

Related posts

VIDEO/ 5 ‘magjitë’ e Iniestas në ‘El Clasico’, turpëron çdo kundërshtar që i del përpara

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ 2 lojtarë pozitiv me Covid-19, i gjithë ekipi gjerman në karantinë për 14 ditë

Delo.autor

PO SHKËlQEN ME MILAN/ Klubi i Premier League në “sulm” për Rafael Leaon

Delo.autor

Leave a Comment