Futboll Seria A Sport

DERBI MADONINËS VISHET “ZIKALTËR”/ Milan ka harruar si fitohet një derbi (VIDEO)

3 vite 7 muaj dhe 21 ditë kishte Milani pa fituar në një derbi me Interin në Serie A, por për të shijuar këtë duhet të presë sërish, pasi në derbin numër 170, Inter ka dalë sërish fitues me rezultatin e pastër 0-2.

Pjesa e parë ishte me raste nga të dyja skuadrat, edhe pse zikaltrit u përpoqën të ndërtojnë më shumë lojë dhe prodhuan raste më konkrete. Gjithsesi nga një gol për secilën skuadër u anulua për pozicion jashtë loje.

45 minutat e dyta folën vetëm për Interin e Conte, që shënoi në fillim me Brozovic, falë një devijimi të Leao. Ndërkohë që golin e qetësisë e shënoi Romelu Lukaku. Në vijim Politano tronditi traversën, ndërsa Candreva u ndal nga shtylla.

Me këtë fitore Inter mbetet në vend të parë me 12 pikë të plota në 4 javë të Serie A, ndërsa Milani zhytet në krizë të thellë rezultatesh me 6 pikë, por që nuk bind në lojë.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Rol “alla Ferguson”, Allegri “pikturon” Juventus pa… Ronaldon

Delo.autor

STUDIMI I L’EQUIPE/ PSG ka vlerën e 1/3-ës së gjithë kampionatit francez

Isa.Autor

“NUK DO TË LUASH ME CHELSEA-N NËSE…”/ Sulmuesi Demba Ba rrëfen se si e larguan nga skuadra pa dijeninë e tij

Delo.autor

Leave a Comment