Futboll Sport

PRAG DERBI/ Ardi Mema përjashton nga stërvitja titullarin e skuadrës (FOTO)

Ditën e nesërme klubi i Tiranës ka një ndeshje shumë të veçantë, pasi do të luaj derbin me Partizanin.

E kur duhet që gjithçka të shkojë në mënyrën e duhur, një situatë jo e mirë ka lindur në seancën stërvitore të së premtes.

Trajneri Ardian Mema ka përjashtuar nga stërvitja një nga titullarët, mbrojtësin Eni Imami.

Gjatë seancës, Mema i ka tërhequr disa herë vëmendjen për sjelljen jo të mirë që mbrojtësi i majtë po bënte, pasi ka bërë disa ndërhyrje të ashpra ndaj shokëve të skuadrës.

Pak para se të përfundonte seanca, trajneri Mema e ka nxjerrë nga stërvitja dhe e ka dërguar në dhomat e zhveshjes.

Nuk dihet se si do të veprojë klubi apo dhe vetë trajneri me mbrojtësin titullar, nëse do ta grumbullojë në derbi apo jo, kjo mbetet për t’u parë ditën e sotme.

Image

Related posts

“LUFTË” ME MOURINHO/ Zidane: Më pëlqen të drejtoj ekipin e United

Sadik.Autor

E BUJSHME/ “Jashtëtokësori” kërkon largimin nga Barcelona

Delo.autor

Neymar, i pamëshirshëm me Meksikën: Kam ardhur në Rusi me një objektiv të vetëm

Isa.Autor

Leave a Comment