Futboll Sport

DHUNA E FUTBOLLISTIT NDAJ TË DASHURËS/ Rrëfimi i frikshëm: “Përbindësh”, më rrihte me shufër hekuri… (FOTO)

E dashura e futbollistit Reece Thompson ka guxuar të tregojë gjithcka ndodhi në sulmin dy ditor që e la me shenja dhe dhimbje të mëdha. Ndonëse ka kaluar një vit nga ngjarja, trauma nuk është larguar nga mendja e saj.

Danielle Thomas, 33 vjece e cilësoi futbollistin gjysmë profesionist si “përbindësh” duke thënë se e rrahu me shufër hekuri dhe e goditi me pasqyrë në kokë. Ajo foli për Fabous Digital me qëllim që të ndihmojë viktimat e dhunës fizike.

Danielle Thomas: Në prill të vitit 2018, katër muaj pasi kishim nisur lidhjen, unë u zgjova nga të rrahurat e Reece. Gjysmë e zgjuar, ndjeva që ai më kapi nga flokët dhe më përplasi kokën. ‘Cfarë po bën?’ – bërtita. Reece nuk thoshte asnjë fjalë, por dukej i nevrikosur. ‘Gjeta një mesazh në telefonin tënd’, tha ai në një moment. Mesazhi ishte para katër vitesh nga një djalë që e njihnim të dy. ‘Është mesazh pa rëndësi. Të lutem ndalo’, i thoja duke qarë. Ai filloi të qetësohej dhe u shtrimë përsëri”, rrëfen nëna e dy fëmijëve.

Por nuk mbaroi gjithcka këtu. Pas disa javësh, ai po bëhej i dashur kontrollues dhe nuk e lejonte Danielle që të ndiqte hobit e saj.

Danielle Thomas: Më 10 shtator të vitit të kaluar, gjërat u përkeqësuan. Ai donte të publikonte një fotografi nudo që e kisha bërë para 10 vitesh, kur doja të kërkoja ndihmë, kapi telefonin dhe e shkatërroi.

Më pas mori një pasqyrë dhe e theu mbi kokën time.

Me qetësi, Reece u përkul, kapi copat e xhamit dhe i fërkoi mbi shpinën time, duke më prerë. Iu luta që të ndalet, por ai nuk tha asnjë fjalë. Me një vështrim të zbrazët në sytë e tij, ai filloi të më godiste përsëri.

Unë i mbaja duart e mia instinktivisht lart për të mbrojtur fytyrën time, por kjo e nevrikoste edhe më shumë.

Më pas, Reece hapi bojë që e kisha blerë për të mbuluar shenjat në mur dhe ma hodhi në trup. Pjesën që kishte rënë në tokë më kërkoi që ta lëpija.

Iu luta që të më linte, por jo. Asgjë nuk mund të më përgatiste për atë që erdhi më pas. Reece mori një shufër metalike nga dollapi i rrobave të vajzës dhe më goditi pesë herë me të.

Gjatë kësaj kohe, për vajzat e saj po kujdesej ish-partneri, babai i tyre. Ky i fundit i dha ndihmën e parë pas sulmeve të tmerrshme.

Danielle Thomas: I shqetësuar për mua, ishi im kishte thirrur një punëtor ndihmës për të parë nëse isha mirë. Ai telefonoi policinë dhe urgjencën.

Skanimet zbuluan se kisha dy brinjë të thyera dhe një nofull të thyer. Unë bëra operacion në fytyrë për kockat e thyera. Ndërkohë, Reece u arrestua.

Ai u burgos për tre vjet dhe katër muaj, mori një urdhër 10-vjeçar që të qëndronte larg meje dhe u largua nga puna e tij në Guiseley AFC.

Unë jam akoma duke u rikuperuar nga ajo që më bëri Reece. Ai mund të jetë pas hekurave, por kurrë nuk do ta harroj vuajtjen e tmerrshme. Ai dukej si hajdut, por në të vërtetë ai ishte një përbindësh.

Po e ndaj historinë time sepse dua ta përhap mesazhin tim tek gratë e tjera.

Related posts

Laçi rigjen Reginaldon, me të në formë Europa nga kampionati nuk është utopi

Sadik.Autor

Barcelona përgatit dy blerje/ Katalansit sulm fronat për të gjetur zëvëndësuesin e Iniestës

Isa.Autor

ISH-MESFUSHORI I ARSENALIT/ Perry Groves: PSG mund të jetë një opsion për Ozilin, nëse do të…

Isa.Autor

Leave a Comment