Futboll Sport

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Mavraj i shpall “luftë”: Duhet të futemi në fushë për…

Mërgim Mavraj beson për një rezultatin pozitiv në përballjen ndaj Francës e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Në një deklaratë për mediat, kapiteni i Kombëtares, tha se skuadra kuqezi duhet të bëjë sa më pak gabime që të marrin maksimumin.

“Pa marrë parasysh që kam shënuar para disa vitesh. Franca është përmirësuar, do të jetë shumë e vështirë të jemi realist, por kemi treguar që kemi qenë aty dhe në vështirësitë e mëdha.

Besoj që të gjithë ne e dimë, se çfarë duhet të bëjmë, I kemi  krijojmë vështirësi këtyre skuadrave. Besoj se do të luajmë me shumë besim, duhet fokusim maksimal, duhen pak gabime, pasi ndëshkohesh me gabimin më të vogël. Duke përjetuar edhe kohën e kaluar, jemi gati për një luftë në këtë ndeshje.

“Është një ndeshje shumë e mirë edhe për të rinjtë, që do të përjetojnë këtë sfidë dhe krijojnë eksperiencë. Sa i përket vetes time, nuk zbres në fushë për të falur ndeshjen. Besoj pavarësisht mundësive tona, jemi të obliguar të japim 100% gjatë gjitha ndeshjeve. Kombëtarja duhet të futet gjithmonë për të fituar. Besoj që nuk jemi në situatën të mos futem në maksimum. Duhet të futemi të japim më të mirën”, u shpreh Mavraj.

Related posts

“TELENOVELA ICARDI”/ Sulmuesi “tradhton” Wanda Naran, takim me Ancelottin

F.autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ “Ujqërit e Dëborës” ndalin vrullin e Flamurtarit

Delo.autor

BËN KRAHASIMIN MES DY “JASHTËTOKËSORËVE”/ Greenwood: Ronaldo është i shkëlqyeshëm, por Messi…

Delo.autor

Leave a Comment