Futboll Sport

EURO 2020/ Holanda triumfon me “POKER” ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme janë luajtur ndeshjet e radhës të fazës kualifikuese për Euro 2020. Gjithë vëmendja ka qenë në super sfidën e Grupit C që është zhvilluar mes Gjermanisë dhe Holandës, me këtë të fundit që kanë arritur të marrin një fitore me përmbysje.

Pasi pjesa e parë është mbyllur 1-0 në favor të vendasve, situata është përmbysur në 45 minutat e dyta, me lojtarët e Koeman që kanë shënuar katër gola.

Kroacia ka marrë një fitore të rëndësishme në fushën e Sllovakisë. Skuadra e Dalic, në fakt, ka mposhtur Milan Skriniar me shokë me rezultatin 4-0 falë golave të Vlasic (45′), Perisic (47′), Petkovic (72′) dhe Lovren (89′). Një rezultuat ky që i ndihmon kroatët të shkojnë në vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Sllovakia ka zbritur në vendin e katërt dhe është tri pikë larg kreut.

Vendi i tretë në grup mbahet nga Uells, që ka marrë një fitore të vuajtur sot 2-1 në shtëpi kundër Azerbajxhanit. Heroi i takimit ka qenë ylli i Real Madrid, Gareth Bale, i cili ka realizuar golin e fitores në minutën e 84-t me një goditje të zgjuar me kokë.

Belgjika ka bërë detyrën kundër San Mairnos, duke marrë një fitore të pastër 4-0. Batshuayi (43′, pen, 92′), Mertens (57′) dhe Chadli (63′) kanë shënuar për belgët, që kryesojnë grupin me 15 pikë pas pesë ndeshjes. Në vendin e dytë, tri pikë larg është Rusia, që ka mposhtur 2-1 Skocinë në transfertë.

Polonia ka pësuar humbjen e parë në grup pasi është mundur 2-0 në fushën e Sllovenisë. Tjetër paraqitje zhgënjyese për sulmuesin e Milan-it, Piatek, icili nuk po arrin të zhbllokohet në këtë sezon. Strunal (35′) dje Sporar (65′) kanë qenë autorët e golave për vendasit, që janë ngjitur në vendin e tretë të renditje, duke shkuar vetëm katër pikë larg kreut, që mbahet nga polakët me 12 pikë.

Në vendin e dytë të këtij grupi është Austria, që ka mposhtur me rezultatin e thellë 6-0 Letoninë në shtëpi. Protagonisti i ndeshjes ka qenë ish-sulmuesi i Inter-it, Arnautovic, i cili ka realizuar dy nga gjashtë golat.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Milan kërkoi Paulo Dybalan në merkaton e verës, por…

Delo.autor

SIGURIA NË STËRVITJE/ Yjet e Premier League përplasen me njëri-tjetrin

Delo.autor

Tifozët sulmojnë lojtarët, presidenti i Hajdukut të Splitit jep dorëheqjen

Sadik.Autor

Leave a Comment