Futboll

SFIDA KUNDËR BRESCIAS/ Sarri i trembet Balotellit: Duhet të bëjmë kujdes, sepse…

Pas fitores së vështirë ndaj Veronës të shtunën, Juventusi do të udhëtojë nesër drejt Brescias, për t’u përballur me skuadrën vendase në stadiumin “Rigamonti”, ndërsa trajneri Maurizio Sarri ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Është momenti të krijojmë vazhdimësi, por duhet të bëjmë edhe disa vlerësime të rëndësishme, për të mos rrezikuar. Dje 7-8 futbollistë që ishin pushim të shtunën, u stërvitën mjaft mirë, ndaj duhet t’i kemi në konsideratë.

Brescia është një skuadër që bën shumë punë mbrapa, ka punuar mirë dhe luan shumë e organizuar. Rikthimi i Balotellit mund t’i japë një shtysë të re gjithë ambientit, ndaj duhet të bëjmë kujdes”, deklaroi Sarri.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Skuadra që fitoi EUROPIANIN më 1992 do të luajë me ekipin e FUTSALLËS

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Hazard arrin marrëveshjen me Real Madridin, ja çfarë mungon

Delo.autor

“MAGJIA E INIESTËS”/ Goli i parë në Japoni është i JASHTËZAKONSHËM për spanjollin

Isa.Autor

Leave a Comment