Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Tirana-Partizani, starton derbi i kryeqytetit

Derbi në çdo vend të botës është një ndeshje delikate. Mund ta ndihmojë skuadrën që e fiton që të bëjë kthesën e madhe gjatë sezonit, por mundet të jetë edhe kurthi më i keq për ata që e humbin. Tirana dhe Partizani e dinë mirë këtë.

Koreografia 2

Shpesh për bardheblutë derbi ka pasur pasoja fatale gjatë viteve të fundit, ndërsa për Partizanin ka qenë një shtysë dhe një rregullues i gjërave që nuk kanë shkuar. Po derbi i sotëm, si është? Një kurth i vërtetë… Jo vetëm për strategjitë që përpunohen nga të dyja kampet, por sepse të dyja skuadrat vijnë nga momente jo të mira.

Partizani është nën trysninë e pikëve dhe të një ekipi që nuk thyhet prej afro 6 vitesh. Trajneri Lerda është në fije të perit, ku edhe barazimi do të ishte i rrezikshëm për të. Probleme me dëmtimet dhe një kundërshtar që është shumë më ndryshe se vitet e tjera.

Koreografia

Po Tirana? Konsiderohet prova e së vërtetës. Nëse më parë në kampin bardheblu kanë pasur “alibi” se të kuqtë shpenzonin më shumë apo të tjera gjëra si këto, tani situata është ndryshe. Tirana ka investuar shumë, kërkon titullin dhe është më lart në klasifikim.

Por, ja që edhe Tirana vjen pas një humbjeje me Kukësin që e ka shtuar presionin te Mema dhe skuadra e tij. Dhe meqë jemi tek trajnerët, as Mema nuk mund të flejë i qetë… Derbet lënë gjithnjë pasoja dhe ndonëse trajneri i Tiranës nuk është në të njëjtat pozita me homologun Lerda, sërish derbi paraqitet delikat. Një kurth që, nëse e kalojnë, mund të marrin zemër dhe t’i shijojnë frytet. Në të kundërt…

LIVE| TIRANA-PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Atmosferë elektrizuese, ka startuar derbi i kryeqytetit!

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Hasani, Torasa, Kobina, Kale, Ngo. Trajner: Ardian Mema

bandicam 2019-09-29 18-37-44-897

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Trashi, Romero, Broja, Kordeiro, Asani, Çinari, Somolon. Trajner: Franko Lerda

bandicam 2019-09-29 18-35-41-539

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi

Related posts

Më i paguari, por De Gea në Botëror lë për të dëshiruar me statistikat e tij

Isa.Autor

Leipzig shfaq interes për yllin e Milanit

Sadik.Autor

LËSHOJNË “TENTAKULAT” NË BUNDESLIGA/ Inter dhe Conte kërkojnë të “rrëmbejnë” yllin kroat…

Delo.autor

Leave a Comment