Futboll Sport

FITOI ÇMIMIN “MBROJTËSI MË I MIRË I VITIT”/ Van Dijk kujton momentin e vështirë kur ishte pranë vdekjes

Virgil Van Dijk është sot një nga mbrojtësit më të fortë dhe kandidat për më të mirin e vitit nga FIFA, por në një intervistë për mediat pas përfundimit të ceremonisë në Milano, holandezi ka zbuluar se ka qenë shumë pranë vdekjes.

Bëhej fjalë për një situatë delikate që i kishte ndodhur në vitin 2012, kur luante me Groningenin në Holandë dhe kishte shkuar në spital me dhimbje të forta barku e ishte diagnostikuar me apendiks, peritonit dhe infeksion të veshkave.

“Isha pranë vdekjes dhe mendova më të keqen, ndaj fillova të shkruaja testamentin. Në shumicën dërrmuese të rasteve të tilla, pacienti vdes, ndërsa në spital unë shikoja tuba të lidhura me trupin tim dhe nuk mund të bëja asgjë. Fillova të shkruaja testamentin ,që në rast se do vdisja, të ndaja një pjesë të parave për mamanë time. Askush nuk donte të mendonte për fundin tim në ato momente, por unë duhet ta bëja”, zbulon Van Dijk.

Related posts

“ZGJEDH BAZUAR NË NDESHJE”/ Flet Valverde: Rakitic? Kur luajti sezonin e kaluar…

Delo.autor

“TOPI I ARTË”/ Ish-ylli i Chelsea-t befasohet kur zbulon se ka qenë mes kandidatëve

Delo.autor

De Biasi tregon prapaskenat e së ardhmes, Italiani në kontakte me dy klube dhe një përfaqësuese

Sadik.Autor

Leave a Comment