Futboll Kategoria Superiore Sport

FLET PËR TENSIONET PAS FITORES NDAJ “SHKODRANËVE”/ Halili mesazh tifozëve të Tiranës: I bëj thirrje të jemi…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas fitores së ekipit të tij ditën e djeshme ndaj Vllaznisë, brenda në Shkodër.

Në një prononcim për “Rtsh”, numri një i bardhebluve shprehu shqetësimin e tij për tensionet mes tifozerive, por gjithashtu foli edhe për formën e mirë që po kalon i biri i tij në fushë, Grenti.

FITORJA – Më gëzon rezultatin, por jam i shqetësuar për tensionet, sepse ën Shkodër ka qenë gjithmonë kënaqësi të luash futboll. Shpresoj në të ardhmen ta normalizojmë këtë situatë, që kanë ardhur që nga ajo ngjarje e vitit 2015, që do doja të mos e kujtoja më. Por, po e rikujtoj sepse po të kishin qenë bashkë tifozeritë, nuk do ndodhte as ai konflikt. Duhet të punojmë të gjithë bashkë, që gjithçka të sheshohet. Tifozeria jonë nuk përfaqësohet as nga 10, apo 50 vetë. I bëj thirrje të jemi më korrekt. Për këto gjëra, ndihem pak i trishtuar, por ekipi vjen me kënaqësi në Shkodër. Kishte lojtarë si Osmani, që ishte i dëmtuar, që para ndeshjes u shpreh i gatshëm të luante në Shkodër.

GRENTI – Kuptohet që të gjithë gëzohen për fëmijën e vet, por unë jam paksa i ftohtë. Vazhdoj të jem i pakënaqur nga Grenti. Ai duhet të punojë më shumë, të jetë më i saktë, dhe të punojë për të rregulluar të gjithë ato që kemi kaluar. Kontributi kryesor duhet të jetë i atij dhe ai duhet të vazhdojë të këmbëngulë.

TAKIMI I RADHËS – I ftoj të gjithë tifozët të jenë të pranishëm në stadium ndaj Korçës, do ketë edhe një skonte bilete për ta mbushur stadiumin, dhe për të mbushur stadiumet ku shkojmë ne.

OBJEKTIVI TITULL – Është ende shumë herët për të folur, çunave i them që të luajmë futboll. Kampionati është i gjatë, shpresoj që edhe gara të vijojë e pastër.

Related posts

Valverde: Ai është unik dhe pikë. Kështu bën edhe Messi

Sadik.Autor

PRAPASKENA E DIVORCIT/ Zbulohet arsyeja se pse Ronaldo u largua nga Reali (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Real Madrid-Atletico Bilbao, Benzema zhbllokon rezultatin

Delo.autor

Leave a Comment