Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Provat Zyrtare: Leclerc për rekord, lë pas sërish kampionin e botës (FOTO)

Është momenti i Charles Leclerc në Formlulën 1, pasi piloti francez i Ferrarit arriti të regjistrojë kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Sochit në Rusi, duke siguruar “pole position”-in e katërt radhazi për këtë sezon.

Ashtu si një javë më parë në Singapor, edhe sot djaloshi francez arriti të lërë pas vetes kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamilton, që do niset i dyti nesër dhe do të kërkojë rikthimin te fitorja që i mungon prej disa garash.

Vlen të theksohet se renditja deri në vendin e pestë, është njësoj si në Singapor, pra me Vettel që do të niset i treti, Verstappen i katërti dhe Bottas i pesti.

Related posts

DËSHTIMI NË FINALEN E KUPËS SË SHQIPËRISË/ Reagon presidenti i Skënderbeut: Krenar për…

Delo.autor

TUNDOHET ANCELOTTI/ Gjiganti i Premierligës ofron super ofertë për trajnerin italian

Sadik.Autor

INTER-JUVENTUS/ CR7 mposht Handanovic me një “perlë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment